Biznesmeni i shumë përfolur për sukseset e tija në fushën e automobilizmit Besnik Benz, ka filluar të mendoj për themelimin e flotës së helikopterve “Air Rugova” të cilën pretendon ta begatoj me 10 helikopter të rinj të cilët do shërbejn në fushën e aviacionit civil.
“Rugova Press” sot bisedoi me Besnik Benz I cili bëri një shetitje nëpër territory të Gjilanit dhe mallet e Karadakut dhe nga ajëri bisedoi me pilotin dhe njosin hungarez të aviacionit z.Karoly Sipos, lidhur me kushtet që ka Kosova për këtë fushë të re biznesi në Kosovë.
Benz, thotë se zhvillimin e vendit tim e kam në shpirt dhe pas lajmit se në Kosovë është arritur paisja me license të tillë unë punoj që të ngris një flotë helikopterësh të cilen do ta pagëzoj “Air Rugova”.
Po mendoj që të begatoj Kosovën edhe në këtë drejtim, ngase Kosova ka nevojë të ketë helicopter si për emergjenca po ashtu edhe për raste të veqanta kulturore si dhe atyre familjare siç janë dasmat dhe eventet e tjera të rëndësishme.
Ne gjatë vizitës në Komplekin “Vali Ranch” biseduam edhe me Menaxheren e heliportit Lumnije Fetahu e cila tha se ka interesim të madhë për shërbimet e helikopterit dhe ato që veqohen janë për dasma si dhe të natyres emergjente por edhe shërbime të klasit VIP e për çka edhe piloti hungarez Karoly Sipos u shpreh se për Kosovarët është një përvojë e veqant nga këtu aviacioni civil me helicopter është hera e pare që fillon andaj edhe Karoly është piloti I pare që pati fatin të thej këtë akull, ndërsa vlenë të theksohet se Besnik Benz si pasagjer mban rekordin për shfrytëzim të helikopterit jashtë hapsirës së Kompleksit “Vali Ranch”