Borussia Munchengladbach kalon raundin e parë të Kupës së Gjermanisë duke mposhtur 4-1 St Paulin. Skuadra e Lycien Favre evitoi surprizat e hidhura edhe pse u befasua me skuadrën e Bundesligës 2 që shënoi e para me Marc Rzatkowski që kaloi në avantazh St Paulin në minutën e 34.
Pjesa e parë përfundoi me formacionin e drejtuar nga Ewald Lienen, por Munchengladbach u kthye fuqishëm në pjesën e dytë, me Lars Stindl që shënoi një dygolësh ndërsa Ibrahima Traore dhe Thorgen Hazard kompletuan shifrat në 4-1.