“Ivanoviq mund të jetë në rrezik po u mbrojt në liri”

E publikuar: 09/08/2015 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Medie të Beogradit vazhdojnë të shkruajnë për “rastin Ivanoviq duke theksuar se në rast lirimi të tij nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, ai mund ta ketë në rrezik jetën e vet.

Dushan Janjiq, analist politik nga Serbia lidhur me OLiver Ivanoviqin për RTS ka thënë se ai është në burg nga viti 2014 dhe se ende nuk janë dëgjuar vëzhgues seriozë dhes e objektivisht për të tash për tash nuk ka materiale akuzues, transmeton Koha.net.

“Një pjesë e politikës është e përzier në këtë paraburgim, e njëra nga arsyet që përmendet pse ai nuk po lirohet për t’u mbrojtur në liri është se siguria personale e Oliver Ivanoviqit mund të jetë e rrezikuar nëse ai lirohet “, ka thënë Janjiq duke shtuar se është mirë që Serbia ka dhënë garanci për mbrojtjen e tij në liri.

“Është mirë që ai njeri nuk ndjehet i tradhtuar nga të vetët, dhe, edhe e mira tjetër në këtë rast është se në gjykimin e Ivanoviqit nuk ka qërim hesapesh ndërmjet serbëve”, ka thënë Janjiq.