Kandiq: Gjykata Speciale, përgjigje amerikane ndaj mossuksesit të UNMIK-ut dhe EULEX-it

E publikuar: 09/08/2015 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Speciale nuk është kundër Kosovës, por është përgjigjja amerikane ndaj mossuksesit të UNMIK-ut dhe EULEX-it që të krijojnë kushte në të cilat gjyqësia kosovare do të mund të merrte përgjegjësinë për procesimin e krimeve të luftës dhe vrasjeve të pasluftës, të motivuara etnikisht dhe politikisht.

Kështu thotë Natasha Kandiq, aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, për ndjekjen e krimeve të luftës dhe pajtimin mes popujve në Ballkan.

Kandiq, që është e njohur si themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ndërsa tani është edhe koordinatore e procesit të krijimit të një komisioni rajonal për përcaktimin e fakteve rreth krimeve të luftës, REKOM, në një intervistë për “Kohën Ditore“ ka analizuar arsyet pse është dashur të krijohet Gjykata Speciale për Kosovën, ndërsa ka folur edhe për procesin e ndjekjes së krimeve të luftës të kryera në Kosovë, në përgjithësi. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)