Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministër i Punëve të Jashtme përmes Facebookut Hashim Thaçi i është përgjigjur kryeministrit të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar se në konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në Vjenë do të propozojë që të caktohet një ditë e përbashkët e përkujtimit të viktimave në konfliktin në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Hashim Thaçi e ka kundërshtuar këtë propozim dhe për këtë ai ka shkruar në Facebook:
“Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t’i shërbejë së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale”, ka shkruar ai.