Opozita, skeptike për “ rrëzimin “ e Speciales

E publikuar: 08/08/2015 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trisubjektet politike, që përbejnë bllokun opozitar, “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma” janë duke u përgatitur që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kuvendit për themelimin e Speciales.

Pavarësisht se kanë pak shpresa se Kushtetuesja mund të veprojë drejt, ato kanë vendosur që t’i shterin të gjitha mundësitë ligjore për ta pamundësuar themelimin e Speciales.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për “Zërin” se nuk pret që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë vendimin e Kuvendit, megjithatë, sipas tij, opozita po e kryen obligimin e saj që t’i shterë të gjitha mundësitë ligjore për ta hedhur poshtë themelimin e Gjykatës Speciale, që ai e quan të padrejtë.

“Kur kemi parasysh funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, duke qenë e instrumentalizuar nga partitë në pushtet, pak gjasa ka që të marrë ndonjë vendim të drejtë në mënyrë që ta rrëzojë votimin e padrejtë në Parlamentin e Kosovës.