Si pasojë e punimeve që nuk përfunduan kurrë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në këtë rrugë po pësojnë qytetarët.
Kështu ka ndodhur edhe sot në fshatin Babimoc, ku si pasojë e mungesës së shenjëzimit një veturë e tipit Opel Astra, ka rënë në greminë ku janë duke u zhvilluar punimet.
Ngjarjen mund ta shihni edhe në këto fotografi të KosovaPress-it.
Kjo nuk është hera e parë që veturat pësojnë nga mungesa e shenjave të punimeve.