Momenti kur Ante Gotovina qortonte Agim Çekun (Video)

05.08.2015 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Momenti kur Ante Gotovina qortonte Agim Çekun (Video)

Sot është 20 vjetori i Pavarësisë së Kroacisë nga Jugosllavia dhe kujtohet edhe beteja e famshme “Stuhia” kur u rikthyen territoret kroate nga marrja e ushtrisë së atëhershme ende jugosllave në krye me serbët. Në këtë aksion morën pjesë edhe ushtarakë kosovarë si: Agim Çeku dhe Rrahim Ademi.

Derisa flet për aksionin e organizuar kundër forcave serbe në Knin, aty ku u zhvillua beteja kryesore me serbët që kishin shpallur të ashtuquajturën “Republikë të Krajinës”, gjenerali kroat Ante Gotovina, udhëheqësi kryesore i operacionit “Stuhia”, i është drejtuar me ton të lartë ish kryeministrit të Kosovës, tash deputetit të PDK-së, Agim Çeku dhe gjeneralëve tjerë të ushtrisë kroate.

Në krahun e tij djathtë qëndron gjenerali shqiptar nga Vushtrria, Rrahim Ademi.

Ky takim është mbajtur më 6 gusht të vitit 1995 në Knin.

Ai i thotë Çeku (dëgjohet në incizim) se nuk i ka kryer si duhet detyra pas marrjes së Kninit. Derisa flet për detyrat që duheshin kryer, Gotovina thotë se ato ishin ndarë mbrëmë…

“Çeku, t’i ishe në takim. Ai ke kontaktuar mbrojtjen civile, a janë kërkuar ata, a janë kërkuar zjarrfikësit”. “Janë kërkuar zoti gjeneral”, ia kthen Çeku, ndërsa Gotovina i kundërpërgjigjet “Jo, nuk janë kërkuar”.

Gotovina ishte i acaruar për shkak të gjendjes në terren pas operacionit. Ai kërkonte që rrugët të jetë të lira për qarkullim, mos të shihen gërmadha dhe mbetje tjera të betejës, sepse sipas tij, së shpejti do të vijnë ministrat, gazetarët dhe personeli nga ambasada amerikane.

Dëgjoni videoxhirimin në minutën 1:16.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare