BE tregon për fazat e formimit të Gjykatës Speciale

05.08.2015 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Procesi i themelimit të Gjykatës Speciale dhe departamenteve të saj, është ende në proces e sipër.

Deri më tani, Bashkimi Europian (BE), si pala kryesore që merret me themelimin e kësaj gjykate, ende nuk ka vendosur qartë se si dhe ku do të jenë të vendosura dhomat speciale dhe prokuroria e kësaj gjykate.

Në një prononcim për lajmi.net zyrtarë të zyrës së BE-së në Kosovë, kanë thënë se aktualisht janë duke u finalizuar marrëveshjet me shtetin nikoqir, ku edhe do të jetë e vendosur kjo gjykatë.

Ndërkoh, përfaqësues të shteteve kryesore të BE-së, kanë zbuluar tashmë se Holanda është vendi nikoqir i kësaj gjykate, përkatësisht qyteti i Hagës.

Sipas zyrtarëve të BE-së në Prishtinë, pas zgjedhjes përfundimtare të lokacionit, do të vazhdohet edhe me rekrutimin e stafit (gjyqtarëve) në Dhomat e Specializuara si dhe të Prokurorisë së Specializuar.

“Në këtë fazë, hapat e ardhshëm përfshijnë finalizimin e Marrëveshjeve me shtetin mikpritës, dhe negociatat për lokacionin dhe objektet. Kjo fazë do të vazhdojë me zgjedhjen e gjyqtarëve dhe rekrutimin e stafit të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar. Në këtë pikë nuk është marrë asnjë vendim, pasi bisedimet janë në vazhdim e sipër, për këtë arsye nuk preferohet të hyhet në detaje. Procesi i planifikimi në lidhje me stafin dhe gjyqtarët e përfshirë, është në vazhdim e sipër. Sa më shpejt që krijohen kushtet e duhura, procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve do të fillojë”, thuhet në prononcimin e zyrës së BE-së në Prishtinë, raporton lajmi.net.

Edhe pse dihet tashmë se BE është donatori kryesor i kësaj gjykate, përfaqësues të këtij institucioni në Prishtinë, kanë bërë të ditur se detajet se si do të financohet ky projekt ende nuk janë saktësuar dhe, se për këtë presin bisedime të tjera.

“Detajet financiare të projektit gjithashtu varen nga finalizimi i bisedimeve të ndryshme që janë në vazhdim e sipër, në lidhje me praktikat rreth Dhomave së Specializuar siç janë objektet. Mbetet më tej prerogative që shtetet anëtare të BE-së, përfundimisht të vendosin për buxhetin e përgjithshëm. Prandaj nuk është e mundur të ndërmerret ndonjë vendim. Ligji përmban disa dispozita mbi shpenzimet, por kjo do të varet. Në përgjithësi, duhet respektuar standardet e së drejtës ndërkombëtare në këtë drejtim. Kjo çështje është në detaje e mbuluar me Ligjin e Dhomës së Specializuar dhe të Dhomës Speciale të Prokurorisë, neni 23. Qëllimi i kësaj është të sigurohemi se standardet më të larta të së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e dëshmitarëve do të mbështeten”, bëjnë të ditur zyrtarë të BE-së në Prishtinë./lajmi.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë