Nis kthimi masiv i azilkërkuesve nga Gjermani

05.08.2015 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nis kthimi masiv i azilkërkuesve nga Gjermani

Për fund të muajit gusht pritet të ketë kthime masive të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.

Deri në fund të muajit, qeveria vendase ka parashikuar kthimin e rreth 500 shqiptarëve, ndërsa pritet që të kthehen dhe shumë të tjerë në muajt e tjerë. Në datën 5 pritet që të mbërrijë një tjetër avion pas atij të disa ditëve më parë, në të cilin do të kthehen 100 shqiptarë.

Javën e ardhshme do të ketë disa avionë të tjerë me shqiptarë dhe deri në fund të muajit do të bëhet kthimi i 500 personave. Më herët mediat vendase raportuan se po tentohet bindja e azilkërkuesve për t’u larguar me dëshirë. Në disa zona të vendit autoritetet po ofrojnë deri në 600 euro për person për të gjitha ata që largohen me dëshirë. Sipas mediave, deri më tani janë rreth 107 persona që kanë pranuar ofertën dhe pritet që shumë shpejt të kthehen në atdhe.

Ato shkruajnë se programi ka për qëllim uljen e kostove për trajtimin e azilantëve. Deri më tani janë harxhuar rreth 65 mijë euro për kthimin e azilkërkuesve në shtetet e tyre. Sipas mediave gjermane, në gjysmën e parë të 2015, rreth 179.000 persona kanë aplikuar për azil në Gjermani, dy herë më shumë se një vit më parë. Po ashtu, mjaft portale gjermane kanë shkruar se do të nisë shkurtimi i procedurave për azilkërkuesit shqiptarë. Kjo gjë u bë e ditur dje edhe nga presidenti i Zyrës Federale për Emigracionin dhe Refugjatët, Manfred Schmidt, i cili lajmëroi shkurtim të procedurave.

“Ajo që ne duhet të arrijmë është që të mos ia vlejë qëndrimi në Gjermani për një kohë të caktuar. Nga gushti, kur të hyjë në fuqi ligji i ri për qëndrimin në vendin tone, do të vendosim sanksione për kërkesat e paarsyetuara të azilit, siç është bllokimi i hyrjes në vendet e zonës Schengen, apo edhe ndalimi i shkeljes në tokën gjermane”, tha ai. Mjaft zyrtarë vendas, por edhe ambasadori gjerman në vendin tonë kanë deklaruar se të gjithë ata persona që kanë aplikuar për azil do të kthehen mbrapsht.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7