Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë për aprovimin e ligjeve që i hapin rrugë formimit të Gjykatës Speciale.
Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” shkruan se themelimi i Gjykatës Speciale, është një parakusht për pajtimin në Ballkan pas luftërave të përgjakshme në vitet e ’90-ta.
“Parlamenti i Kosovës ka amandamentuar Kushtetutën që i hapë rrugë krijimit të gjyqit për krimet e luftës, ku pritet të akuzohen disa shqiptarë etnikë për krime lufte. Kjo lëvizje, nga shumë fuqi botërore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, shihet si një parakusht jetik për pajtimin në Ballkan”, shkruan “NYT”.