KPK me draft rregullore për zgjedhjen e anëtarëve të KP-së

04.08.2015 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KPK me draft rregullore për zgjedhjen e anëtarëve të KP-së

Është mbajtur takimi i njëqind e tretë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së kanë diskutuar lidhur me draft Rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial. Anëtarët kanë vlerësuar se kandidatët, të cilët aplikojnë për anëtarë të KPK-së, duhet të kenë mandat të përhershëm të prokurorit.

“Anëtarët aprovuan propozimin që çdo kryeprokuror që është në detyrë do të ketë të drejtën të kandidoi për anëtar të KPK-së. Në rast të zgjedhjes anëtar i KPK-së, pas betimit, kryeprokurorët duhet të japin dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit të prokurorisë përkatëse.

Po ashtu, anëtarët vlerësuan se nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe nga fakultetet juridike, duhet të ketë nga një përfaqësues për anëtarë të këtij këshilli, ndërkaq, Kuvendi i Kosovës duhet të merret me procedurat tjera, deri në përzgjedhjen e këtyre anëtarëve.
Ndërkaq, sa i përket përfaqësimit gjinor në KPK, anëtarët morën vendim që në përbërjen e re të Këshillit Prokurorial të ketë tri anëtare femra, nga trembëdhjetë anëtarë që do t’i ketë ky këshill”, thuhet në njoftim.

Po sot, anëtarët e KPK-së diskutuan dhe aprovuan raportin financiar për periudhën Janar-Korrik 2015 për Prokurorin e Shtetit.

“Pikë tjetër e rendit të ditës ishe caktimi i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Anëtarët e KPK-së aprovuan propozimin e prokurorëve të PSRK-së, që në krye të këtij institucioni, deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, të jetë prokurori Reshat Millaku.

Anëtarët e KPK-së u pajtuan që të lidhet kontrata mes KPK-së dhe BVI-së për marrjen në shfrytëzim të objektit të ish-AKI-së për Prokurorin e Shtetit”, thuhet më tej në njoftim.

Komisioni për emërim i Këshillit Prokurorial i ka rekomanduar anëtarëve të KPK-së emrat e nëntë (9) kandidatëve për prokurorë të komuniteteve të cilët i kanë plotësuar kriteret e nevojshme për prokurorë. Edhe pse kanë qenë të parapara 15 pozita të caktuara për komunitete sipas marrëveshjes së Brukselit, u konstatua se vetëm nëntë kandidatë do t’i propozohen presidentes së Republikës së Kosovës për emërim, pasi që të tjerët si kanë plotësuar kriteret e nevojshme.

Po ashtu, komisioni për emërim i KPK-së i ka rekomanduar Këshillit Prokurorial emrat e 17 kandidatëve për prokurorë. Pas shqyrtimit të të gjitha dokumenteve të kandidatëve, u konstatua se shumica prej këtyre kandidatëve i plotësojnë kriteret dhe të njëjtit do t’i propozohen Presidentes së Republikës së Kosovës për emërim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë