Zeka: Nuk kam shpifur, do të akuzohen Thaçi, Veseli e Syla

04.08.2015 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zeka: Nuk kam shpifur, do të akuzohen Thaçi, Veseli e Syla

Milaim Zeka, gazetar dhe analist politik, ka thënë se listën me emrat e personave që do të akuzohen nga Gjykata Speciale e ka parë personalisht dhe nuk ka shpifur asgjë.
Ai në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka rikonfirmuar emrat që i ka publikuar dje nëpër mediat sociale, përkatësisht ise sh zyrtarët e lartë të UÇK-së që do të akuzohen nga Gjykata Speciale, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam dashur ta dëmtojë procesin i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Lajmi se kush do të akuzohet në Hagë është i dhimbshëm. Unë e kam pa listën dhe aty ndodhet: Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Agim Çeku, Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Blerim Kuçi dhe Fatmir Limaj. Është edhe Ajvaz Berisha, profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Iljaz Dërguti”, ka thënë Milaim Zeka.

Zeka deklaroi se burimet janë të besueshme dhe se beson në pafajësinë e të akuzuarve dhe se Specialja është dashur të votohej.

“Unë nuk kam dashtë me e dëmtu procesin që është i vlefshëm për ecjen e Kosovës përpara. Faturën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e kanë paguar: SHBA-të, BE-ja dhe UÇK-ja. Besoj dhe dua të besoj që Hashim Thaçi ka kaluar sfida më të mëdha në jetë, sfida më e madhe e tij ka qenë Rambujeja. Ndaj besoj se do ta kalojë edhe këtë sfidë. Unë dua të besoj në fjalët e kryekuvendarit Kadri Veseli që tha: ‘Jetën paslufte e kam dhuratë nga Zoti”, deklaroi Zeka, njofton Klan Kosova.

“Gjithmonë në Kosovë ka teori konspiracioni, për shembull një lider i një partie politike në një nga hotelet e Kosovës më ka thënë që ‘punoj për Kadri Veselin’. Burimi i informacionit është ndërkombëtar dhe për mua është shumë i besueshëm.”

Gazetari Zeka tha se këta njerëz ka kohë që janë akuzuar edhe prej shqiptarëve, duke përfshirë edhe veten.

“Këta njerëz, nga i pari deri tek i fundit ka kohë që kanë qenë të akuzuar prej shqiptarëve. Njeriu i parë në opinionin shqiptar që është akuzuar për vrasje të pasluftës kam qenë unë, prandaj unë them që gjykatat është dashur të merren me mua.”

“Nuk ka qenë e lehtë që t’i publikoj emrat kur shumicën e tyre i kam miq, e disa edhe familjarë. Lista është e saktë; kush dënohet vendosë gjykata e jo prokuroria. Ilaz Dërguti akuzohet për një vrasje për të cilën unë jam i bindur 99 përqind, që ai nuk ka lidhje”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë