Kështu mund të dobësoheni pa u lodhur fizikisht

03.08.2015 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kështu mund të dobësoheni pa u lodhur fizikisht

Ne e dimë që nuk ekziston një zgjidhje e menjëhershme, megjithëse do e dëshironim, për të rënë në peshë. Ashtu si i kemi fituar kilogramët nga qindra zgjedhje të gabuara për shumë ditë, edhe për t’i humbur duhet përpjekje. Por ky është një lajm shumë i mirë! Kjo do të thotë që nuk duhet të bësh çdo ditë katër orë palestër. Ti mund të lëvizësh rregullisht dhe të hash shëndetshëm, por mund edhe të bësh disa zgjedhje të thjeshta për të pasur shëndet të mirë. Ja ku janë katër taktika për të humbur në peshë që nuk përfshijnë stërvitje apo dieta të vështira. Mbaj një enë me fruta në kuzhinë Profesori i Cornell Brian Wansink, autor i “Mindless Eating”, thotë që një njeri merr mesatarisht 200 vendime në ditë për ushqimin. Me kaq shumë presion, nuk mund të presësh të jesh i ndërgjegjshëm për të gjitha zgjedhjet. Në vend të kësaj, mund të ndryshosh mjedisin që zgjedhjet e tua të jenë më të lehta. Kërkimi i Wansink­it është një dëshmi për këtë. Në një studim, ai gjeti që “njerëzit që kanë enë me frutat në banakun e kuzhinës peshojnë pesë kilogramë më pak sesa ata që nuk kanë” siç ka raportuar Fast Company. Që të jemi të ndershëm, të gjithë në një çast gjatë ditës duam të hamë jashtë vakteve. Nëse ke para syve fruta, do ushqehesh më mirë shumicën e kohës. Bëj miq të mirë Ka një studim që flet për feedback­un pozitiv. Sipas tij “gratë që dëgjojnë fjalë inkurajuese për masat e tyre i ruajnë ato ose humbasin peshë, ndërsa gratë që miqtë u thonë që janë të shëndosha, fitojnë edhe më shumë peshë: katër deri në pesë kilogram mesatarisht.” Ne jemi qenie sociale, ajo që mendojnë të tjerët, ka rëndësi. Nëse ti shpenzon kohë me miqtë, familjen ose kolegët që të kritikojnë për peshën, studimi spjegon që do e marrësh atë negativitet brenda trupit. Në vend të kësaj, kërko njerëz që të pranojnë siç je dhe e thonë këtë. Dhe kujdes me komplimentet false që zakonisht shoqërojnë komentet për pamjen. Mund t’ju ketë ngelur në mendje që në klasë të tetë një shoqe ju ka thënë “E di që ti do ishe e bukur, po të dobësoheshe”. Leksion për jetën: Nuk ke nevojë për këta lloj miqsh. 8/3/2015 4 taktika për të humbur peshë (pa ushtrime) http://www.origjinale.al/2015/06/25/4­taktika­per­te­humbur­peshe­pa­ushtrime/ 3/5 Fli aq sa ke nevojë Nuk është normale që diçka kaq thelbësore për ne, si gjumi, të jetë i pamjaftueshëm. Përveçse redukton stresin dhe ndikon shëndetin, orët dhe cilësia e gjumit ndikojnë sinjalet e urisë në tru. Studimi i vitit 2013 gjeti që privimet në gjumë ndryshojnë një zonë në tru të shoqëruar me sjelljen e varësisë, duke i bërë njerëzit të hanë për kënaqësi, jo nga uria. Në anën tjetër, sasia e duhur e gjumit është vërtetuar që përmirëson përpjekjet për të humbur peshë. Përfundimi është i qartë. Të bësh gjumë mjaftueshëm ndihmon nëse do të humbasësh peshë… mund të lexosh edhe artikuj me këshillat që të ndihmojnë për gjumin. Ha bajame dhe pi ujë Jo vetëm ato, sigurisht! Por si bajamet dhe uji mund të ndihmojnë në planin për të humbur peshë. Një studimi i vitit 2013 zbuloi që më shumë bajame çdo ditë, mund të ulin oreksin dhe të bëjnë edhe gjëra të tjera të mira. Ha gati një grusht bajamesh në ditë, me lëkurë sepse ato janë të pasura me antioksidantë. Ky studim, për sqarim, është paguar nga Almond Board of California, pra nuk është plotësisht objektiv, megjithatë ngelet interesant. Ndërsa uji të ndihmon të ndihesh i ngopur dhe të ndalon të hash më shumë seç ke nevojë. Ujë natyral, është shumë më mirë sesa pijet dietike apo pijet me vitamina. Pi një gotë plot para vaktit dhe pi gjatë gjithë ditës në një shishe apo gotë që e ke qejf. Mund t’i shtosh edhe pak shije ujit duke ndjekur disa keshilla Humbja në peshë nuk duhet të jetë një sipërmarrje e vetme, radikale, sfilitëse. Ndryshimet pozitive nuk ndodhin kështu. Mendoje sikur po u jep një formë tjetër çasteve në jetë për të krijuar më shumë hapësirë për humbjen në peshë. Forca fizike dhe mendore dhe rezistenca që fiton ia vlen për këtë përpjekje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)