Elseid Hysaj debuton me Napolin, skuadër e cila pagoi 5 milionë Euro për ta shkëputur mbrojtësin shqiptar nga Empoli. 21-vjecari u aktivizua në pjesën e dytë në miqësoren me Nice, që shënon dhe testin e parë të formacionit të Maurizzio Sarrit në këtë fazë përgatitore. Hysaj, i cili ka vetëm pak ditë që i është bashkuar Napolit, e nisi takimin nga stoli, për t’u hedhur në fushë nga Sarri në pjesën e dytë.
45 minutat e para u mbyllën në barazim 2-2. Për Nice shënuan Plea dhe Seri, ndërsa për të kaltrit Callejon dhe Mertens. Në pjesën e dytë Nice shënoi golin e fitores me Germain, por Napoli nga minuta e 66-të luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Callejon.
Paraqitja e Hysajt në këtë miqësore ishte e kënaqshme, pasi shkodrani ka zhvilluar vetëm disa seanca stërvitore me Napolin dhe i duhet më shumë kohë për t’u përshtatur me skuadrën e tij të re.