Opozita, Veselit: Mos e merrni përgjegjësinë për shkeljen e Kushtetutës

03.08.2015 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita, Veselit: Mos e merrni përgjegjësinë për shkeljen e Kushtetutës

E plotësuar: Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj- Bujupi, ka thënë se më 26 qershor Kuvendi ka marrë një vendim për Gjykatën Speciale, dhe sipas saj, sipas nenit 4 të Kushtetutës së Kosovës, Qeveria obligohet që t’i respektojë vendimet e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës po e shfrytëzon arrogancën e numrave për ta riproceduar çështjen e amendamenteve të Gjykatës Kushtetuese.

“Është e vërtetë që kemi një seancë të re, ku kemi pikë të veçantë të rendit të ditës ndryshimet kushtetuese. Paraprakisht është dashur që të respektohet e grithë procedura që nga fillimi. Nëse është marrë një vendim dhe ka filluar procedura nga fillimi, dhe pse nuk po respektohen edhe procedurat e reja. Në njërën anë po thoni po i riprocedojmë amendamentet, në anën tjetër po i shkelni procedurat. Kryetar, mos e shkelni Kushtetutën dhe mos e merrni përgjegjësinë dhe barrën për këto shkelje. Jo gjithmonë do të shkoj kështu në një moment do të sfidohet ky kuvend dhe nuk e është mirë që kryetari ta bart këtë barrë”, ka thënë Kadaj- Bujupi. /Telegrafi/

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, në foltoren e Kuvendit kundërshtoi riprocedimin e amendamenteve, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Sipas saj, është obligim kushtetues i kryetarit të Kuvendit që çfarëdo amendamenti ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

“Meqë kryetari nuk e ka respektuar këtë dispozitë, a është i vetëdijshëm ai që me këtë veprim po shkelet Kushtetua e Kosovës. A jeni i vetëdijshëm që keni përgjegjësi kushtetuese. Ju po lejoni nëpërkëmbjen e Kuvendit si të ishit ministri i 22-të i Isa Mustafës. Po shkelen të gjitha rregullat me veprimet arbitrare të ndërmarra. Po anashkalohen të gjitha organet e Kuvendit, dhe çfarë kuptimi ka Kuvendi nëse funksionon kështu. Kërkoj të respektohen të gjitha procedurat për këtë amendament. I njëjti duhet të shkoj në Gjykatën kushtetuese për vlerësim”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, Teuta Sahatçiu nga LDK tha se nuk ka shkelje të Kushtetutës me riprocedimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese. Ajo tha se kjo pikë e rendit të ditës është aprovuar edhe në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Veseli: Nuk ka shkelje të procedurave

E plotësuar: Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të shqyrtohet dhe votohet ndryshimi kushtetues që i hap rrugë Gjykatës Speciale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se me riprocedimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale nuk po bëhet shkelje e procedurave.

Deputetët e ambasadorë fillojnë të hyjnë në Kuvend

Tanimë deputetët e subjekteve politike kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku sot do të shqyrtohet dhe votohet ndryshimi kushtetues që i hap rrugë Gjykatës Speciale.

Deputetët e parë që u panë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës janë Nuredin Ibishi, Elmi Reqisa, Pal Leka, Nait Hasani. Ndërkohë, mediat nuk po lejohen të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit deri në ora 9:40, edhe pse PDK ka paralajmëruar një takim të grupit në ora 9:30.

Ndërkohë, edhe ambasadorja e Francës dhe ai i Italisë tashmë kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë