Flora Brovina: Abstenoj ose votoj kundër Gjykatës Speciale

02.08.2015 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Flora Brovina: Abstenoj ose votoj kundër Gjykatës Speciale

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Gjykatën Speciale dhe është kundër themelimit të saj nga Kuvendi i Kosovës.

Në një prononcim për Express, Brovina ka thënë se nesër nuk do të votojë pro themelimit të Gjykatës Speciale.

“Do të abstenoj ose do të jem kundër”, ka thënë Flora Brovina, për Gazetën Express.

Por, pse s’ka ndryshuar qëndrimin ndaj kësaj Gjykate pavarësisht thirrjeve të Liderit të PDK’së?

Ish-e burgosura politike jep shpjegimet.

“Kjo Gjykatë është e tepërt sepse ka qenë Haga, UNMIK’u dhe EULEX’i. Me themelimin e kësaj Gjykate neve po na vihet një barrë sikur luftërat në ish-Jugosllavi i kemi bërë ne”, ka shpjeguar ajo.

Sipas saj, kriminelët duhet të dënohen kudo që ndodhen ata, por s’e ka thënë se s’duhet të themelohen gjykata njëetnike.

Veç Brovinës, qëndrim kundër Gjykatës Speciale kanë edhe të paktën tre deputetë të PDK’së, Ganimete Musliu, Nait Hasani e Fadil Demaku.

Deputetët tjerë që kishin votuar kundër kanë vendosur të heshtin para seancës së nesërme kur pritet të votohet Gjykata Speciale.

Xhevahire Izmaku, Fadil Beka e Rafet Rama s’kanë dashur të flasin. Njësoj kanë vepruar edhe deputetët tjerë të PDK’së të cilët kishin abstenuar si Bekim Haxhiu, Blerta Deliu-Kodra, Nuredin Lushtaku e Salihe Mustafa.
Vetëm Raif Qela, i cili është deputet në listën e PDK’së nga Lëvizja për Bashkim, ka thënë se ka mundësi të votojë pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Se pse po themelohet kjo Gjykatë mund të lexoni duke klikuar këtu.

“Do të abstenoj ose do të jem kundër”, ka thënë Flora Brovina, për Gazetën Express.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë