Trafficking victim Emma, not her real name, was forced into prostitution around Europe
Në mediat britanike ka bërë bujë rrëfimi i një 23 – vjeçareje shqiptare, e cila kishte rënë pre e trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit nga i dashuri i saj për prostitucion. Ajo foli për mediat britanike, duke përdorur pseudonimin “Ema”, pa dashur të bëjë publik identitetin e saj të vërtetë.
Historia e trishtë e saj nis kur punonte si parukiere dhe vijonte studimet Part – Time në ekonomik në Tiranë. Një klient në parukerinë e saj, e kishte bindur të bëhej modele në agjencinë e tij dhe njëkohësisht të kishte një lidhje me të.
Por ajo do t’a kuptonte që i dashuri në të vërtetë ishte tutuori i saj vetëm në ndalesën e parë të rrugëtimit të saj në Europë, në aeroportin e Dyseldorfit në Gjermani, ku ai përdorte dokumente me identitet të rremë. Edhe agjencia e modeleve ishte një karrem për t’a tërhequr atë drejt prostitucionit, që nisi kur mbërriti në Britaninë e Madhe.
Emma – Viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore: “Nuk mund të arratisesha sepse më mbante të mbyllur. Në çdo moment kisha një person që më mbikqyrte, nuk ishte kurrë vetëm. Nuk largohesha dot edhe se kisha frikë mos u ndodhte gjë familjarëve të mi”.
23 – vjeçarja shqiptare pranon se ishte shfrytëzuar për prostitucion në vende të ndryshme europiane, si Gjermani e Itali, madje edhe në Shqipëri.
Ema arriti të largohej vetëm kur u ndalua si dëshmitare për krimet që kishte kryer tutori i saj. Autoritetet italiane e kthyen në Shqipëri. Por ajo u rikthye sërish në mënyrë ileagale në Britaninë e Madhe, ku për 9 muaj qëndroi në një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit.
Rasti i saj u publikua në media më 31 Korrik, ditën kur në Britaninë e Madhe hyri në fuqi Ligji kundër Skllaverisë Moderne, që ashpërson masat kundër trafikimit dhe shfrytëzimit që qenieve njerëzore.
Tv Klan