9 leksione suksesi nga 9 milionerë

E publikuar: 19/03/2016 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të kesh mundësinë të flasësh me dhjetëra persona të suksesshëm, është një ide e mirë për të marrë këshilla dhe për t’u frymëzuar. Më poshtë janë 9 leksione të mira suksesi:

1 – Ti je shuma e 5 personave me të cilët shpenzon shumicën më të madhe të kohës

Mamaja ime thoshte gjithnjë: “Më trego me kë rri të të tregoj se kush je”. Ajo kishte të drejtë sepse milionerët e rrethojnë veten me milionerë. Nëse jemi shuma e 5 personave që rrethojmë veten, është e rëndësishme ta rrethojnë veten me të duhurit. Njerëzit e suksesshëm gjithmonë takohen me njëri-tjetrin në evente, konferenca etj.

2 – Paraja në vetvete nuk do t’ju bëjë të lumtur

Por paraja mund të blejë lirinë për të bërë gjërat që ju bëjnë ju të lumtur. Lumturia e vërtetë vjen nga mbushja e kohës tuaj dhe ditëve tuaja me qëllime të rëndësishme pas të cilave jeni të apasionuar. Ka njerëz shumë të pasur që nuk janë të lumtur, dhe njerëz të varfër të Botës së Tretë që janë ndër më të lumturit. E rëndësishme është që të jemi të lumtur tani, qoftë me 20 dollarë qoftë me 20 mln. Duhet të jemi falenderues që jetojmë.

3 – Qëllimi nuk është qëllimi, por rruga për arritjen e qëllimit

Shumica e milionerëve do t’ju thonë se nuk ka të bëjë shumë me bërjen e parave, por ka të bëjë me të rriturit si person, të rrisësh biznesin tënd në një farë pike që bën para. Udhëtimi është shumë i bukur se sa destinacioni.

4 – Mbani një mentor që mund t’ju rrisë si person

Pothuajse çdo person i suksesshëm që do të pyesni do t’ju thotë se kishte një mentor. Gjeni dikë që e admironi, që doni t’i ngjani, dikë që është aty ku ju doni të jeni dhe pyeteni për këshilla nëpërmjet të cilave mund të përmirësoni edhe ju.

5 – Kini dëshirë të mësoni

Çdo sipërmarrës dhe person i suksesshëm është një nxënës gjatë gjithë jetës. Ata kuptojnë rëndësinë e të përmirësuarit të vazhdueshëm, dhe rritjes së vazhdueshme. Ata vetë edukohen me libra, kurse online, seminare. Janë të vendosur gjithnjë të mësojnë aftësi të reja, të zhvillohen si persona. Dhe kurrë të mos bien në stanjacion. Nuk ndalojnë kurrë.

6 – Dy (ose 3 ose 4) burime të ardhurash janë më mirë se sa një

Milionerët e dinë se si duhet të funksionojnë paratë dhe burimet e tyre të të ardhurave. Dhe të gjithë ata kanë të paktën dy ose më shumë burime të ardhurash, investime në siguri financiare, pasuri të patundshme, ortakëri etj.

7 – Urreni palestrën? Mësoni ta urreni më pak atë

Pothuajse të gjithë milionerët kanë një rutinë rigoroze ushtrimesh – ngritje peshash, maratona, vrap etj. Ata e duan palestrën aq sad he biznesin e tyre. Ka një lidhje mes thyerjes së barrierave në biznes dhe në palestër. Kanë të bëjnë me forcën, vetëbesimin dhe disiplinën.

8 – Lexojnë shumë

Nuk e kam takuar akoma një milioner që nuk lexon shumë. Dhe nuk po flasim për libra të tipit Harry Portter, por për libra me këshilla praktike të vërteta për rritje profesionale dhe personale, për njerëz që duan të përmirësohen vazhdimisht, si për veten ashtu dhe për biznesin e tyre. Librat janë një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar nga njerëzit e suksesshëm.