Bëhen me kryetar të ri në Zvicër, Haradinaj: AAK subjekti me mbështetjen më të fuqishme nga mërgata

E publikuar: 28/04/2024 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot, AAK – Dega në Zvicër, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur edhe strukturat e reja drejtuese, kryetari dhe kryesia. Në praninë e 50 delegatëve, Ndrec Thaqi mori besimin për udhëheqjen e Aleancës në Zvicër. Gjithashtu është zgjedhur kryesia e re”, ka bërë të ditur Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

Që nga data 18 Shkurt 2024, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Zvicër, ka mbajtur gjithsej 10 kuvende zgjedhore nëpër nëndegët e saj. Me një pjesëmarrje prej qindra delegatëve gjatë gjithë procesit, janë zgjedhur kryetarët e rinj në këto kantone;

* Luzern – Rexhep Salihaj;

* Bern – Feriz Tolaj;

* Schwyz – Leonard Gjokaj;

* St. Gallen – Avdyl Muçaj;

* Gjenevë – Driton Molliqaj;

* Argau – Nuard Buzhala;

* Lozanë – Zen Bajrami;

* Schaffhausen – Mujë Demhasaj;

* Valais – Besim Kadriaj;

* Zurich – Korab Gashi.

Sot, AAK – Dega në Zvicër, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor qendror, ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese, Kryetari dhe Kryesia. Në praninë e 50 delegatëve, Ndrec Thaqi mori besimin për udhëheqjen e Aleancës në Zvicër. Gjithashtu është zgjedhur kryesia e re në këtë përbërje;

* Kryetar: Ndrec Thaqi;

* Nënkryetar i parë: Naser Mustafi;

* Nënkryetarë: Ylber Haskaj, Korab Gashi, Enver Qorraj, Malë Ramosaj;

* Sekretar: Isa Zeqiraj;

* Arkëtar: Driton Molliqaj;

* Auditor: Tahir Misini.

* Sekretar organizativ: Sokol Mehmetaj

Përbërja e plotë e Kryesisë;

Rexhep Salihaj, Gegë Dedaj, Sami Shala, Kujtim Knushi, Feriz Tolaj, Kristian Gjokaj, Arton Çekaj, Leonard Gjokaj, Genc Gërvalla, Azem Zejnullahu, Lifter Berisha, Driton Molliqaj, Sylë Beqiraj, Sali Hasanaj, Isni Ramosaj, Nuard Buzhala, Bajram Mulaj, Nazmi Pukaj, Arlind Gashi, Zen Bajrami, Tahir Misini, Xheladin Vehapi, Enver Thaçi, Mujë Demhasaj, Gani Zejnaj, Besim Kadriaj, Gazmend Hoxha, Isuf Berisha, Shkëlzen Qetaj, Korab Gashi, Isuf Gradina, Qamil Berisha, Enver Mulaj, Fitore Berisha, Avdyl Muçaj, Gëzim Hasaj, Valdet Ahmetaj dhe Jetmir Popaj.

Faleminderit kolegëve të cilët me punë të palodhur udhëhoqën ndër vite me Aleancën në Zvicër! Suksese kryetarit të ri, Ndrec Thaqi dhe kolegëve tjerë në përgjegjësitë e reja!

AAK po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër.

Suksese të përbashkëta drejt fitoreve për Kosovën.