
Sot 315 shërbyes civil u certifikuan nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), pasi përfunduan me sukses programin “Zvogëlimi dhe Parandalimi i Barrës Administrative”.
Ceremonia u mbajt në prani të zyrtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane, GIZ-it dhe BE-së.
Gashani theksoi se ky trajnim është pjesë e përpjekjeve për të rritur efikasitetin dhe transparencën në administratën publike, në dobi të qytetarëve dhe bizneseve.
Programi u zhvillua nga IKAP, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe projektin e mbështetur nga GIZ, me financim nga BMZ dhe Bashkimi Evropian.