Sipas medieve të Beogradit, Kosova në Samitin e Sofjes prezantohet me fusnotë

E publikuar: 17/05/2018 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Sofjes kanë miratuar Deklaratën dhe Aneksin në të cilën, sipas raportimit të medieve të Beogradit, Kosova përmendet me fusnotë, transmeton Koha.net.

Në njërën nga pikët e Aneksit shkruan: “Të mbështetet lufta kundër mosdënimit përmes përkrahjes së Mekanizmit për Tribunalin ndërkombëtar penal dhe Kosovën (*)”shkruan sipas B92 në atë dokument.

Ndërsa shpjegimi për fusnotën thotë: “Ky emërtim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe mendimin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, transmeton Koha.net.

Fusnota për herë të parë është shfaqur më 2012, kurse të gjitha përfaqësitë e trupave të OKB-së në Kosovë e shtuan fjollën dhe fusnotën, e cila thirret në Rezolutën 1244.