30 mijë studentë universitarë kalojnë në Vala

01.09.2015 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
30 mijë studentë universitarë kalojnë në Vala

Kolegji “Fama” sot iu bashkua Vala-s me 9 mijë studentë, të cilët do të jenë që nga sot klientë të Vala-s. Para “Fama-s” në rrjetin gjithëuniversitarë kanë hyrë kolegji “Universum” me 3 mijë studentë, “Iliria” me 5 mijë studentë, “UBT” me 7 mijë studentë, “AAB” me mbi 10 mijë studentë, “Dukagjini”, “Juridica”, “Dardania”, etj, etj,. Gjatë javës, Vala do të mbyll marrëveshjen edhe me tre kolegjet e fundit për të kompletuar pakon e përbashkët studentore dhe gjithëuniversitare në Kosovë.

Operatori Publik Vala, nënshkroi sot me Kolegjin “Fama” marrëveshjen që i kthen 9 mijë studentët e këtij kolegji në rrjetin operativ të Vala-s, të cilët që nga sot, do të mund të komunikojnë pa limit me mijëra studentë të tjerë që tashmë janë pjesë e pakos N’Trip.
Saktësisht me kthimin e Kolegjit “Fama” në Vala, numri i përgjithshëm i studentëve që bëhen pjesë e një pakoje, shkon në mbi 30 mijë studentë duke e bërë kështu pakon e parë në Kosovë ku të gjithë studentët janë të integruar brenda një rrethi të përbashkët.
9 mijë studentët e Kolegjit “Fama” do të komunikojnë me vetëm 2.99 euro në muaj me studentët e të gjithë universiteteve dhe kolegjeve të tjera pa limit, si dhe do të kenë 2GB internet të shpejt 3G dhe 4G.
Marrëveshja e sotme që krijon këto mundësi komunikimi, u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa me Prorektorin e Kolegjit “Fama”, Avdi Smajljaj.
“Jemi në fund të një procesi si dhe realizimin e një ëndrre që të gjithë studentët e Kosovës, pavarësisht se në cilin qytet apo universitet ndodhen, të flasin mes veti si brenda rrjetit pa pasur dronë e shpenzimit dhe largësive. Sot hyri “Fama” në Vala me 9 mijë studentët e saj që për ne paraqet një tjetër storie suksesi, sepse është një prej kolegjeve më cilësore në vend. Dëshiroj të njoftoj se deri në fillim të vitit akademik po përmbyllim marrëveshjet me të gjitha universitetet dhe kolegjet private. Hapi tjetër do të jetë përfshirja e studentëve të universiteteve publike në pakon gjithëuniversitare”, deklaroi Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Vala-s.
Nga ana e tij, Prorektori i Kolegjit “Fama” u shpreh i lumtur me nënshkrimin e marrëveshjes për kalimin e 9 mijë studentëve në “Fama”.
“Me marrëveshjen e sotme më të lumturit do të jenë studentët tanë, por edhe stafi akademik i kolegjit tonë, sepse do të kemi mundësi që të komunikojmë në një pako të vetme dhe për këtë e falënderojmë Vala-n për këtë mundësi të ofruar”, theksoi Prorektori i Kolegjit “Fama”, Avdi Smajljaj. .

Pakoja N’Trip ka një çmim prej 2.99 euro në muaj, ku brenda këtij çmimi, studentët dhe mijëra të rinjë të tjerë deri në moshën 27 vjeç, do të kenë 2GB internet 3G/4G, biseda të pakufizuar dhe 500 sms.

Pakoja N’trip është lansuar para tre muajsh dhe brenda kësaj periudhe të shkurtër është rritur në 30 mijë anëtarë. Synimet janë që pjesa më e madhe e të rinjëve në Kosovë dhe studentëve, të jenë pjesë e kësaj pakoje, pasi është më atraktivja dhe me cilësinë më të lartë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua