2po2: Karriera ime në këto 20 vite, gjithnjë përpara me kohën

E publikuar: 26/12/2016 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi i njohur 2po2 ka qenë padyshim një nga më të suksesshmit në estradë gjatë vitit 2016.
Shumë këngë, klipe e bashkëpunime të suksesshme u publikuan këtë vit nga reperi, teksa befasia më e madhe erdhi me realizimin e projektit gjigant, albumit “2020”.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, 2po2 ka rrëfyer për më të rejat, teksa ka shpalosur detaje rreth albumit të ri, për të cilin thotë se me këtë projekt shënon 20 vjetorin e karrierës prej reperi.

2po2, ka realizuar së fundmi albumin tuaj më të ri “2020”.

Na flisni pak më shumë në tërësi rreth këtij projekti?

Po, albumi “2020” jo vetëm që ka përfunduar realizimin si projekt, por janë përfunduar edhe të gjitha videoklipet e këngëve, dhe po publikohen njëra pas tjetrës. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij albumi.

Përse “2020”?

“2020” është për dy arsye, njëra që simbolizon 20 vite karrierë, dhe e dyta për me tregu që jam në hap me kohën, por minimum katër vite përpara(qesh).