PDK: Edhe Spitali i Gjilanit dallavereve me tenderë

25.12.2015 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK: Edhe Spitali i Gjilanit dallavereve me tenderë

Vizitat e bëra nga ana e zyrtarëve komunal të Gjilanit dhe e vet kryetarit të komunës në spitalin regjional të Gjilanit ishin me virus dhe po japin frytet e para të efekteve në keq menaxhimin dhe keqpërdorimin e buxhetit të këtij institucioni. Përvoja e dallaverëve me tenderë në komunën e Gjilanit, shumë shpejtë u transferua dhe përvetësua nga menaxhmenti i spitalit regjional të Gjilanit. Ishte aftësia e komunës për të bartur këtë përvojë të dallavereve me tenderë, apo ishte aftësia e menaxhmentit të spitalit që kaq shpejtë ta marr zanatin e tenderomanisë, nuk dihet ende, thuhet në komunikatën e PDK-së, dega Gjilan.

Sipas informacioneve të konfirmuara, Spitali Regjional i Gjilanit ka bërë një pagesë nga buxheti i saj, në vlerë prej 50 mijë euro duke shkelur plotësisht ligjin e prokurimit dhe ligjin për financat publike. Kjo pagesë është bërë në kundërshtim të plotë me procedurat, që do të duhej të respektohen nga secili institucion që shpenzon paranë publike nga Buxheti i Republikës së Kosovës, raporton Indeksonline.

Spitali Regjional i Gjilanit, kohë më parë i ka dhënë një tender kompanisë Ksosova MED shpk., në vlerë prej 55 mijë euro, për furnizim me një aparat digjital të rentgenit. Ky furnizim është bërë me shumë vonesë nga kompania e kontraktuar, si dhe ende pa u bërë pranimi teknik nga komisioni, menaxhmenti i spitalit ka bërë pagesën në mënyrë të joligjore pa e bërë pranimin teknik komisioni përgjegjës, duke e ekzekutuar shumën prej 50 mijë eurove në llogari të kompanisë e cila ka qenë e kontraktuar.

Si është e mundur të bëhet pagesa ende pa u bërë pranimi teknik, çka do të ndodhë nëse komisioni e vlerëson se ky aparat digjital nuk i plotëson kushtet e kërkuara sipas specifikacionit të dosjes së tenderit.

Ne si degë e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, i kërkojmë edhe me këtë rast Prokurorisë Themelore në Gjilan, që të të kryej detyrën e saj ligjore për të hetuar këtë rast, të cilin ne e konsiderojmë si vepër penale, sepse kemi të bëjmë me shkelje të rëndë ligjore me efekte të keqpërdorimit të buxhetit të taksave të qytetarëve të Gjilanit, thuhet aty në komunikatë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë