“Sulm” me pankarta në Prapashticë?!

29.08.2015 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Sulm” me pankarta në Prapashticë?!

Jakup Krasniqi

Mbrëmë në RTK ishte Isa Mustafa. U përpoqa goxha shumë që ta kuptoja: në çfarë cilësie po fliste ai, si Kryeministër, si lider i partisë, si kapabandë apo si kryefamiljar?! Ai, kur foli për “sulmin” në pronën e tij në Prapashticë me pankartën e vullnetarëve të LVV-së, përveç që ishte kërcënues nuk ishte i bindshëm. Sulmi nuk behet me një pankartë simbolike: “shite pronën tënde e jo Kosovën”. Gjuha që zgjodhi ai edhe në emision nuk ishte gjuhë intelektuali apo akademiku, gjithsesi as gjuhë e të parit te ekzekutivit të vendit. Ishte tepër e përafërt me gjuhën e komentuesve anonim të portaleve. Foli me gjuhën e Bali Katravellit. Nuk kishte si mos të me vinte keq, madje tepër keq, pasi ai është Kryeministër i Republikës së Kosovës. Për herë të parë me erdhi mirë për historinë e dështuar të VLAN-it! Se as ai koalicion nuk do të kishte fat tjetër nga ky i tashmi. Me ketë brumë nuk mund të bëhet buka simite.
Ajo që mund të thuhet për ketë njeri në këto momente është se, ky farë akademiku, foli para opinionit publik me fjalorin e zyrtarit të plotfuqishëm të para 26 viteve. Harroi se nga ajo kohë e deri më tani ka rrjedhur shumë ujë, është derdhur shumë gjak, janë humbur shumë jetë, kanë ndodhur shumë ngjarje që sistemi i dashur i tij, te futej në muzeun e vjetërsirave. Është fatkeqësi, por të tillët, mund të i mbijetojnë politikës vetëm ke shqiptarët. Vetëm tek ne shqiptarët mund te riciklohen dështaket dhe shkatërruesit e vendit të vet?! Dhe kjo nuk është hera e parë, të shpresojmë që të jetë e fundit?!
Nuk e di, ky njeri a e ka ndonjë këshilltar apo ndonjë bashkëpunëtor partiak që e ka guximin për ti thënë: koqit pak, se kjo formë e komunikimit me opinionin publik, mund të ngjasoj vetëm me gjuhën e despotëve aziatik te mesjetës së hershme. Kjo gjuhë nuk ka asgjë të përbashkët e më asgjë me shoqërinë demokratike e shtetin ligjor dhe aq më pak me rrugën e integrimeve Veri-atlantike. Diktatorët lindin vetëm aty ku ka shumë vetë nënshtrim e pak reagim qytetar. Aty ku të gjitha kërkesat politike janë reduktuar, si të gjendet një vend pune në administratën e shtetit. Kjo gjuhë është e mjaftueshme që të mobilizohen partitë opozitare me gjithë mendimtarët opozitar të shoqërisë shqiptare, që ta krijojnë Frontin e përbashkët opozitar për ta shpëtuar demokracinë, shtetin ligjor dhe perspektivën e qytetarëve tanë. Pa u krijuar ky fron, mos të presim ndryshime pozitive. Këta që e kanë krijuar ketë realitet, nuk mund ta ndryshojnë dot. Vetëm përkeqësimi është i mundur dhe i pritshëm.
Nëse në rastin tonë e shtrojmë një pyetje: A e rrezikuan aktivistët e VV-së familjen e Kryeministrit? Përgjigjja më e shkurtër është Jo e Madhe. Është e vështirë për tu besuar se ata paskan rrezikuar dike nga familjarët e tij me simbolikën që e përdoren. Ndërsa, është fakt se Kryeministri dhe ekipi i tij i bisedimeve komprometuese me palën serbe në Bruksel, janë duke e rrezikuar të ardhmen e çdo qytetari te Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe fëmijët e tyre. Kjo është e vërteta. Pra, zoti Mustafa, është e vështirë që të mbulohet e pa mbuluara e një “marrëveshje” te keqe (ndonëse marrëveshja e duhur nuk po duket në horizont), me “sulmin” e vullnetarëve të VV-së me pankarta në Prapashticë?! Mbase ti je prekur shumë pse të paskan thënë: “Shite pronën tende e jo Kosovën”! Ju jeni aty për të menaxhuar me pronën kombëtare e publike për interesin e qytetarëve të Kosovës e jo për interesat e të tjerëve, kushdo qofshin ata apo të familjarëve. Mos u fshihni pas aleatëve e partnerëve perëndimor?! Ata nuk i keni krijuar ju.
Krejt nga fundi i emisionit, ai, Kryeministri i Kosovës, në vend që ti kërkonte falje VV-së dhe opinionit publik për fjalorin e tij denigrues dhe te djemve të tij të rritur për tenderë, ai i kërkoi falje Gomarit?! Veç nuk munda ta kuptoj, Kryeministër i kujt është ai?!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë