I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet , Fatmir Humolli, vizitoi qendrën tregtare “Albi Mall”.
Kreu i AAK-së, ka vlerësuar punën e kësaj qendre tregtare, duke e quajtur storie të suksesit.“Pata kënaqësi me parë direkt në punë njërën prej veprimtarive në Kosovë që krenohen me të. Kompania tash “Albi Mall” po një kompani që daton që nga viti 90-91 e udhëhequr prej Tahir Humollit. Është një brend i ynë në Kosovë , është një storie e suksesit. Janë rreth 2 mijë punëtorë që gravitojnë edhe që ndërlidhen me këtë qendër , me këtë veprimtari ekonomike”, tha Haradinaj.
Ndërsa, njëri nga pronarët e qendrës “Albi Mall”, Betim Humolli, shprehu përkrahjen karshi politikave të siç tha ai ndaj bizneseve që ka Haradinaj. Humolli ka kërkuar nga Qeveria e ardhshme që të përkrahë bizneset, fushë kjo e cila sipas tij është lënë pas dore tash e sa kohë.“Për neve është një kënaqësi e veçantë ta presim dhe e vërejmë që ka një përkrahje dhe një qasje ndryshe për bizneset e Kosovës të cilat me të vërehet kanë nevojë, që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një qasje shumë më progresi dhe më të drejtpërdrejt me bizneset. Për arsye se bizneset janë ato që punësojnë , numër të madh të punësuarve në Kosovë edhe që janë bartësit të zhvillimit ekonomik. Kështu qe ky kontakt uroj që të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Humollli.
Më pas, Haradinaj vizitoi disa nga dyqanet në këtë qendër, ku edhe bleu një bluzë fitnessi.