Zyrtarisht Shpejtim Bulliqi mbetet jashtë listës së LDK-së

E publikuar: 23/05/2017 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është publikuar lista përfundimtare të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ndërsa jashtë kësaj liste ka mbetur ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.

Ditë më parë është njoftuar se Dega e LDK-së në Podujeve, prej nga vjen Bulliqi, nuk e ka propozuar këtë të fundit për deputetë. Megjithatë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pati thënë se ende nuk ka asgjë definitive dhe se pritet që vendimi të merrej më vonë. Megjithatë , Bulliqi nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë.