Zyrtarët e shtetit braktisin zyrat, vihen në kërkim të votave

10.09.2019 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zyrtarët e shtetit braktisin zyrat, vihen në kërkim të votave

Që nga shpallja e datës së zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, efikasiteti i punës në institucionet qendrore dhe lokale ka rënë dukshëm, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, ndikimi i zgjedhjeve në punën dhe efikasitetin e institucioneve është rritur dukshëm, pasi që zyrtarët, si ata komunalë ashtu edhe ata të qeverisë në largim, janë vënë në garë për të siguruar vota për partitë që përfaqësojnë.

Sipas shoqërisë civile, si në nivelin qendrore ashtu edhe atë lokal, është evidente edhe mosparaqitja e zyrtarëve në vendet e tyre të punës, fakt ky që besohet se “e dëshmon politizimin e institucioneve në Kosovë”.

Fushata zgjedhore pritet të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjasë dhjetë ditë. Por, partitë dhe koalicionet qysh tash kanë nisur aktivitet zgjedhore, si dhe kanë dalë me emrat e kandidatëve të tyre për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka kritikuar zyrtarët e institucioneve nga radhët e partive politike që po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme zgjedhore, duke thënë se ata po lënë anash punët, detyrat dhe obligimet ligjore që i kanë.

“Ky është tregues se sa është e politizuar administrata publike. Dhe kjo është arsyeja kryesore që organizata ‘Çohu’ kërkon që kjo administratë të depolitizohet dhe të mos jetë e ndikuar nga partitë politike, për shkak se në momentin kur shpallen zgjedhjet, një pjesë e madhe e stafit është e angazhuar nëpër fushata të partive politike. Kjo në masë të madhe mund të dëmtojë edhe punën e institucioneve, pasi që ata nuk paraqiten në zyrat e tyre për të përfunduar punët që ju takojnë, duke vrapuar në terren në tentativë që të sigurojnë vota për partitë politike që ata u përkasin”, tha Demhasaj.

Edhe Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se pjesëmarrja e zyrtarëve shtetërorë nëpër aktivitete zgjedhore, madje ende pa filluar zyrtarisht fushata, janë të dëmshme për institucionet dhe performancën e tyre.

Ajo e cilëson si joetike kandidimin e disa kryetarëve të komunave për pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

“Edhe pse ligjërisht ju lejohet një gjë e tillë, pra kandidimi për deputet edhe pse janë kryetar të komunave, mund të them se kjo gjë nuk është etike. Të kandidosh vetëm për t’i fituar vota më shumë partisë dhe në fund të lirosh postin e deputetit për dikë tjetër, ky veprim nuk është etik e as i moralshëm”, tha Demolli-Nimani.
Fillimi i fushatës që nga dita e shpalljes së datës së zgjedhjeve, sipas saj, po ndikon negativisht në punët e përditshme të institucioneve qendrore dhe lokale.

“Nuk mund të jenë në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme”, tha Demolli- Nimani.

Kurse, Arton Demhasaj, thotë se situata më alarmante sa i përket punës në institucione, paraqitet në nivelin komunal.

“Këtu është edhe më rendë dhe nëse administrata qendrore është e politizuar 60-70 për qind, administrata lokale është 100 për qind e politizuar. Kështu, efekti negativ mund të vërehet në komuna sepse atje politizimi është i skajshëm”, thotë Demhasaj.

Ndërkaq, Mexhide Demolli- Nimani thotë se autoritetet është dashur që të krijojnë mekanizma që monitorojnë sjelljet e zyrtarëve shtetërorë gjatë procesit zgjedhor. Gjatë orarit të punës, sipas saj, duhet rreptësisht t’u ndalohet pjesëmarrja në tubime partiake.

“Por, partitë politike kur është puna te votat, nuk po njohin as etikë e as moral, ngase kjo lirisht mund të them se është një mashtrim që ju bëhet qytetarëve”, thekson ajo.

“Përderisa aktualisht nuk ka ndonjë mekanizëm që i kontrollon këta edhe veprojnë lirisht”, thotë Demolli-Nimani.

Në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshmenë Kosovë thuhet se “subjektet politike nuk mund të shfrytëzojnë nëpunësit civilë që përdorin pozitën, burimet, ose personelin për fushatë gjatë zgjedhjeve”. Aty, po ashtu, theksohet se “përdorimi i zyrave publike, burimeve ose personelit të cilitdo institucion në nivel qendror ose lokal, me qëllim të mbështetjes së një subjekti politik në zgjedhje, është rreptësisht i ndaluar”./REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haziri thotë se LDK e VV janë marrë vesh që autostrada e Dukagjinit të mos ndërtohet

Haziri thotë se LDK e VV janë marrë vesh që autostrada e Dukagjinit të mos ndërtohet

Bushati: Qeveria bëri show duke thënë u çmend presidenti, letra kishte fakte për tërmetin

Bushati: Qeveria bëri show duke thënë u çmend presidenti, letra kishte fakte për tërmetin

Gani Geci: Thaçi më ka thënë në vesh se komunikatën numër 59 e ka shkruar Rexhep Selimi

Gani Geci: Thaçi më ka thënë në vesh se komunikatën numër 59 e ka shkruar Rexhep Selimi

Gjinovci-Jasharajt: Personalisht nuk dini drejtshkrim

Gjinovci-Jasharajt: Personalisht nuk dini drejtshkrim

Rama: Viti 2020, i rindërtimit. Tri lagjet e reja në Tiranë, Durrës e Laç. 20 miliardë lekë nga buxheti

Rama: Viti 2020, i rindërtimit. Tri lagjet e reja në Tiranë, Durrës e Laç. 20 miliardë lekë nga buxheti

Rrezikoni nëse e kombinoni qumështin me këto produkte

Rrezikoni nëse e kombinoni qumështin me këto produkte

Haradinaj: Vuçiq, mohuesi i masakrës së Reçakut që po favorizohet nga BE urren patologjikisht shqiptarët

Haradinaj: Vuçiq, mohuesi i masakrës së Reçakut që po favorizohet nga BE urren patologjikisht shqiptarët

Sipas analistëve ndarja e ministrive nuk rrezikon arritjen e marrëveshjes LVV-LDK

Sipas analistëve ndarja e ministrive nuk rrezikon arritjen e marrëveshjes LVV-LDK

Prishtina pa ngrohje, kjo është arsye e Termokosit

Prishtina pa ngrohje, kjo është arsye e Termokosit

Arrestohet një shtetas çek në Kosovë

Arrestohet një shtetas çek në Kosovë

Njohësi i çështjeve të arsimit Rexhaj thotë se është koha e fundit që të përmirësohet gjendja në arsim

Njohësi i çështjeve të arsimit Rexhaj thotë se është koha e fundit që të përmirësohet gjendja në arsim

Komiteti Olimpik: Agim Ademi, ta vazhdojë mandatin deri në vitin 2022

Komiteti Olimpik: Agim Ademi, ta vazhdojë mandatin deri në vitin 2022

Rakiq: Largohemi nga të gjitha institucionet nëse edhe nga Apeli i vërtetohet dënimi Teodosijeviqit

Rakiq: Largohemi nga të gjitha institucionet nëse edhe nga Apeli i vërtetohet dënimi Teodosijeviqit

Në një shkollën të mesme në Brooklyn kërcënim me bombë, mijëra nxënës evakuohen

Në një shkollën të mesme në Brooklyn kërcënim me bombë, mijëra nxënës evakuohen

Thaçi i reagon ashpër Vuçiqit: Nuk mund t’i mohoni krimet që keni bërë në Kosovë

Thaçi i reagon ashpër Vuçiqit: Nuk mund t’i mohoni krimet që keni bërë në Kosovë

Këto jane pamjet nga shembja e ndërtesës 4-katëshe në Durrës

Këto jane pamjet nga shembja e ndërtesës 4-katëshe në Durrës