Zyrtarët e ART-së lirohen nga akuzat

E publikuar: 24/04/2018 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare dy zyrtarët e Aurotitetit Rregullativ të telekomunikacionit (ART), Lulzim Kurtaj dhe Ekrem Hoxha.

Ata u liruan me arsyetimin se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

“Të dëmtuarat për realizimin e kërkesës pasusore- juridike udhëzohen në kontest civil”, tha kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.

Lulzim Kurtaj për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar janë dënuar

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e përzgjedhjes së operatorit ekonomik në tenderin “Qendra Nacionale e Monitorimit të Radiospektrit”,

Në aktakuzë thuhet se përkundër faktit që ky tender ishte kthyer në rivlerësim dhe ART-ja ishte gjobitur në vlerë prej 30.000.00 euro për shkak të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), të pandehurit nuk e kishin përfillur vendimin e OShP-së dhe përsëri e kishin shpallur fitues të këtij tenderi operatorin e njëjtë ekonomik. KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi nga ky proces./kallxo.com/