Zyrtare: Sulejman Starova, trajner i Feronikelit

E publikuar: 21/03/2018 05:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Feronikeli nuk ka vonuar dhe e ka emëruar për trajner Sylejman Starovën.

Trajneri i njohur që më parë ka drejtuar Partizanin ka arritur marrëveshje me klubin nga Drenasi duke besuar që mund ta fitojë titullin.

Klubi i Feronikelit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Partizanit të Shqipërisë, që ta udhëheqë klubin në luftën për titull.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka njoftuar që marrëveshja me Starovën është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit menjëherë.

“Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar”.

Feronikeli e ka fituar dy herë titullin

“Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin”, njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje dhe fat trajnerit të ri.

Feronikelië është gjashtë pikë pas Dritës që është lider./Telegrafi/