Zyrtare: Manolo Gabbiadini kthehet në Serie A, nënshkruan me Sampdorian

E publikuar: 11/01/2019 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sampdoria ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin Manolo Gabbiadini nga Southampton për 12 milionë euro.

Të dy klubet e konfirmuan në faqet e tyre zyrtare lëvizjen e Gabbiadinit që është  e përhershme.

Raportimet thoshin se 27-vjeçari do të nënshkruante si huazim për tre milionë euro me detyrim blerje prej nëntë milion euro .

Për të është një rikthim te Samp, ku kishte shënuar 19 gola në 50 ndeshje para se të bashkohej me Napolin në janar të vitit 2015.

Ai kishte shënuar gjashtë gola në katër paraqitjet e tij të para me Southamptonin, por nuk vazhdoi me formën e njëjtë.

Gabbiadini ka qenë në të shkuarën edhe pjesë e Kombëtares Italiane. /Telegrafi/