Zyrtare: Interi nënshkruan me Politanon  

E publikuar: 30/06/2018 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Matteo Politano është lojtari më i ri i skuadrës italiane, Interit, pasi ka nënshkruar pas kalimit me sukses të testeve mjekësore.

Nerazzurrët nuk kanë të ndalur në këtë afat kalimtar pasi tashmë kanë zyrtarizuar edhe blerjen e pestë këtë verë.

Pas ardhjes së Stefan de Vrij, Kwadwo Asamoah, Lautaro Martinez dhe Radja Nainggolan, tani Interi ka nënshkruar edhe me Politanon.

Sulmuesi italian është vjen nga Sassuolo si huazim me opsion blerje për një total prej rreth 25 milionë eurosh.

Raportohet se Nerazzurrët do të paguajnë pesë milionë euro menjëherë për huazimin njëvjeçar dhe mund të blejnë të drejtën e 24-vjeçarit për 20 milionë tjera verën e ardhshme.

Gjithashtu i përfshirë si pjesë e marrëveshjes është sulmuesi i ekipit të rinjve Jens Odgaard, edhe pse Interi kuptohet se ka një klauzolë ri-blerjeje.

Politano ishte në prag të bashkimit me Napolit në janar për 25 milionë euro, por transferimi u prish në minutën e fundit, ndërsa tani ai e prishi muajin e mjaltit të këtë javë për t’u nënshtruar testeve mjekësore te Interi.

“Matteo Politano është zyrtarisht një lojtar i Interit. Sulmuesi italian i është bashkuar Nerazzurrëve me një huazim njëvjeçar me të drejtën e blerjes në sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Interit. /Telegrafi/