Zyrtare: Drenica huazon katër lojtarë nga Feronikeli

E publikuar: 10/01/2019 05:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e re e Drenicës ka vazhduar me përforcime për stinorin pranveror, ku vetëm sot ka prezantuar katër lojtarë.

Bëhet fjalë për Argjend Bardhi, Diar Prokshi, Nicolas Andreës dhe Prince Balde, që të tre të ardhur nga Feronikeli si huazim.

“Sot në stërvitjen e ditës së mërkurë, ekipit i janë bashkuar edhe katër futbollistët, Argjend Bardhi, Diar Prokshi, Nicolas Andrews dhe Prince Balde”.

“Katër futbollistët janë huazuar nga skuadra e Feronikelit më mundësi blerje në qershor”.

“Klubi do vazhdojë të përforcojë ekipin ende për pjesën e dytë të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Drenica është eliminuar nga Kupa, ndërsa në pranverë do të kërkojë që sa më parë ra sigurojë mbijetesën. /Telegrafi/