Zyrtare: Atletico konfirmon transferimin e Kalinic

E publikuar: 09/08/2018 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Nikola Kalinicit nga Milani.

Sulmuesi Nikola Kalinic ishte subjekt i spekulimeve për largim nga Milani pasi nuk arriti të përmbushë pritjet te klubi Rossoner.

Pas një kampanje jo të mirë me Kroacinë në Botëror ku u largua nga kampi, është Atletico që ka lëvizur duke e transferuar sulmuesin kroat.

Nikola Kalinic duke festuar golin ndaj Fiorentinas në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Kalinic ka nëshkruar kontratë trivjeçare me klubin madrilen.

“Kroaci 30 vjeçar bëhet lojtar i ri i Atleticos pasi nënshkroi për tri sezone. Kalicis është sulmues i fuqishëm që ka përvojë të madhe në futbollin evropian”, thuhet në një komunikatë të Atleticos.

Kalinic luajti për Fiorentinën ku shënoi 33 gola dhe 11 asistime në 84 ndeshje.

Sezonin e kaluar ai luajti për Milanin me një rol të rëndësishëm duke arritur 41 paraqitje gjatë gjithë sezonit, por duke mos përmbushur pritjet për gola. /Telegrafi/