Zyra e BE-së përkrah shoqërinë civile në kundërshtimin e projektligjit për financim të partive

18.06.2019 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zyra e BE-së përkrah shoqërinë civile në kundërshtimin e projektligjit për financim të partive

Përmes një deklarate të përbashkët Zyra e Shefes së BE-së/PPBE dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë thonë se korniza ligjore dhe institucionale për kontrollin financiar të partive politike duhet t’i përmbahet standardeve të larta.

“Protesta e djeshme e organizatave të shoqërisë civile në Prishtinë kundër amendamenteve të projektligjit për financimin e partive politike është një kujtesë e rëndësishme për nevojën e llogaridhënies, mbikëqyrjes, transparencës dhe zbatimit efektiv të vërtetë. Partitë parlamentare duhet të marrin parasysh kërkesat e shoqërisë civile për të siguruar që ky ligj është në përputhje me opinionin ligjor të Komisionit të Venecias, dhe për këtë qëllim, të diskutohet në Komisionin Ad Hoc për Forcimin e Procesit Zgjedhor. BE-ja e mbështet fuqimisht këtë”, thuhet në deklaratë, transmeton KTV.

Tutje thuhet se kjo është një reformë kyçe nën Agjendën Evropiane të Reformave, rekomandim i misionit vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së dhe është theksuar në mënyrë të përsëritur në raportin tonë vjetor të Kosovës.

BE-ja thotë se i ka ngritur shqetësimet e veta te Kuvendi dhe Qeveria, duke përfshirë edhe në takimin e fundit të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovë mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë. Përpjekjet në Kuvend për të minuar ligjin ngritin shqetësime serioze.

“Korniza ligjore dhe institucionale për kontrollin financiar të partive politike duhet t’i përmbahet standardeve të larta. Struktura institucionale në qendër të legjislacionit, përkatësisht Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zbatimin e mandatit të saj, buxhetit dhe stafit , si dhe vendimmarrjes, duhet të jetë e pavarur nga përfaqësuesit e partive politike në bordin e KQZ-së. Një pavarësi e tillë është thelbësore për funksionimin e duhur të këtij trupi dhe duhet të kërkohet rreptësisht nga ligji”, thuhet në deklaratë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”