Zhbogar: Kosova nuk po i kushton rëndësi mjedisit

E publikuar: 22/04/2016 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, artistë të shumtë i janë bashkuar iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Në këtë iniciativë, në të cilën u realizua një aktivitet simbolik, i cili po konkretizohet me largimin e mbeturinave nga rrugën B, në lagjen Mat të kryeqytetit, përveç artistëve të shumtë, morri pjesë edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Aksioni u realizua në bashkëpunim me vullnetarët e Iniciativës “Lets do it Kosova”.

Shefi i zyrës së BE – së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se të gjithë duhet të vetëdijesohen për rëndësinë e ambientit të pastër.

Ai tha se në Kosovë nuk po i kushtohet rëndësi mjedisit, duke u nisur nga fakti se shuma e ndarë për mjedis është shumë e vogël.

Në anën tjetër, koordinatori i Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj tha se qytetarët duhet të mobilizohen në organizimin e aksioneve të tilla, në mënyrë që të kemi një Kosovë të pastër.