Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për qeverinë Hoti

06.12.2020 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për qeverinë Hoti

Vështirë e arritshme po konsiderohet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Njohësit politikë vlerësojnë se çdo variant, pavarësisht tentimeve, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Madje, paralajmërimet e fundit të koalicionit qeverisës për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje i quajnë pazar e tregti.

Allen Meta nga D4D thotë për KosovaPress se i pari i shtetit duhet të jetë unifikues dhe i pajtueshëm për të gjithë, e jo të zgjidhet nga pazaret politike.

Meta: Partitë politike janë duke e parë pozitën dhe institucionin si pazar e tregti

Video:

“Partitë politike kohën e fundit janë duke e parë pozitën dhe institucionin si pazar e tregti. Këto nuk duhet të realisht të ndodhin në institucionet e Kosovës, pasi janë të dëmshme. Që nga ngjarja e emërimeve politike të ndryshime deri më tani, e sidomos tek çështja e presidentit. Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të mos ketë tregti e biznes ndërmjet partive politike për çështjen e presidentit. Pasi ai duhet të jetë unifikues dhe i pajtueshëm për të gjitha partitë politike, jo vetëm për partnerët e koalicionit. Duke marrë parasysh se mandati i tij është pesë vjeçar dhe si i tillë besojmë se presidenti duhet t’i përfaqësojë të gjitha partitë politike dhe gjitha qytetarët. Besojmë se në këto konstilacionet e fundit që po ndodhin, sidomos nga partitë e koalicionit mund të jenë të dëmshme”, thotë ai.

Të pamundshme zgjedhjen e presidentit në këto rrethana politike, po e sheh edhe analisti politik, Ramush Tahiri. Madje ai për KosovaPress jep datat se kur vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Tahiri: Në çdo variant vendi do të shkojë në zgjedhje

Video:

“Nëse arrihet marrëveshja që me u bashkëngjitë qeverisë PDK-ja, atëherë gjasat janë që AAK të del nga koalicioni. Prapë nuk mund të zgjidhet presidenti se AAK-ja dhe LVV-ja janë më shumë se 40 deputetë, që dmth se në sallë nuk mund të jetë 80 deputetë. Pra në çdo variant, ani pse po shtyhet procedura vendi, vendi do të shkojë në zgjedhje. Çdo variant, ose që jep dorëheqje qeveria dhe caktohen 45 ditë zgjedhjet, ose e shpërndanë vetë vetën Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje. Zgjedhjet mund të jetë në Kosovë, në shkurt, ose në fund të janarit. Por nuk mund të shtyhen më vonë, nuk ka arsye. Pasi për momentin po thuhet se arsye për zgjedhje është presidenti, por të njëjtin kohë kemi një qeveri që nuk i ka 61 vota, por i ka 59 dhe një qeveri që nuk po mund të miratojë ligjet dhe vendimet e rëndësishme. Si qeveri e tillë nuk shihet ndonjë dobi për Kosovën nëse qeveria Hoti rrinë pushtet, nuk mund të kryejë punët për të cilat është zgjedhë dhe e ka mandatin”, u shpreh ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i “Çohu”, Arton Demhasaj të mundshme e konsideron edhe rokadën politike, ku PDK-ja mund të merr kryeministrin, e LDK-ja presidencën.

Por, rol kyç në këtë mes e sheh AAK-në, pa të cilën thotë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje.

Demhasaj: Po flitet që qeveria të kalojë në duart të PDK-së dhe LDK të merr presidentin

Video:

“Ka informacione dhe ka diskutime që janë zhvilluar ndërmjet LDK-së dhe PDK-së dhe akterëve tjerë politikë për një rokadë ndryshe. Aty flitet në një mënyrë që qeveria të kalojë në duart të PDK-së me kusht që LDK-ja të merr udhëheqjen me presidencë. Për këtë është përmend vet emri i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që ai të bëhet president, e dikush nga PDK të merr qeverinë. Ka pasur diskutime të tilla, këto janë zhvillu edhe sa kanë qenë ish presidenti Thaçi dhe Veseli këtu”, deklaron Demhasaj.

Për zgjedhjen e një presidenti, partive parlamentare i kanë mbetur edhe 5 muaj si afat kushtetues. Derisa nuk ka një zgjidhje, ushtruese detyre e presidentit të vendit është Vjosa Osmani./E.Zeqiri/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për qeverinë Hoti

Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për qeverinë Hoti

​Qeveria për tre muaj mori 512.6 milionë euro dhe shpenzoi 579.8 milionë euro

​Qeveria për tre muaj mori 512.6 milionë euro dhe shpenzoi 579.8 milionë euro

Haradinaj propozon ndërprerjen e dialogut: Kosova duhet të riorganizohet tërësisht

Haradinaj propozon ndërprerjen e dialogut: Kosova duhet të riorganizohet tërësisht

Delegacioni i Kosovës të mërkurën viziton lokacionin e varrezës masive në Kizhevak

Delegacioni i Kosovës të mërkurën viziton lokacionin e varrezës masive në Kizhevak

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur gjilanas Bekim Guda

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur gjilanas Bekim Guda

AAK në Gjilan zgjedh Agim Zuzakun kryetar të degës

AAK në Gjilan zgjedh Agim Zuzakun kryetar të degës

Mustafa thotë se “Studimi” i bashkëmendimtarëve të Kurtit është manipulim

Mustafa thotë se “Studimi” i bashkëmendimtarëve të Kurtit është manipulim

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm do të zvogëlojë ndjeshëm kuotën e emërimeve politike

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm do të zvogëlojë ndjeshëm kuotën e emërimeve politike

Historia e shqiptarëve në Zvicër, rrëfimi i politikanit zviceran

Historia e shqiptarëve në Zvicër, rrëfimi i politikanit zviceran

Hoti: Njerëzit e vendit tonë janë dëshmuar me shpirtin e tyre vullnetar

Hoti: Njerëzit e vendit tonë janë dëshmuar me shpirtin e tyre vullnetar

Maqedoni e V.: Familjet shumëanëtarëshe më të goditura nga kriza ekonomike

Maqedoni e V.: Familjet shumëanëtarëshe më të goditura nga kriza ekonomike

14 viktima dhe 560 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

14 viktima dhe 560 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

​Qytetarët nuk shpresojnë shumë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

​Qytetarët nuk shpresojnë shumë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Një muaj me u.d të presidentit, partitë larg marrëveshjes

Një muaj me u.d të presidentit, partitë larg marrëveshjes

​Një sektor i shëndetshëm financiar është i domosdoshëm për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

​Një sektor i shëndetshëm financiar është i domosdoshëm për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti

Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti