Zemaj tregon qëndrimin e LDK’së për Autostradën e Dukagjinit, ngrit dyshime për tokat që do të shpronësohen

E publikuar: 03/09/2019 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Zemaj në këtë emision ka folur edhe për projektin e Autostradës së Dukagjinit.

Ky projekt ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit dhe ishte përfolur nga akterë të të gjitha partive të spektrit politik në Kosovë.

“Projekti i Autostradës është i pranueshëm dhe do të ishte zhvillimor për të gjithë zonën dhe është në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Zemaj.

“Kosova meriton zhvillim. LDK nuk është kundër projektit por që është kundër keqpërdorimeve që janë bërë në emër të saj. Kemi folur me ekspertë të kësaj lëmie për financimin e këtij projekti dhe shumë projekteve tjera në Kosovë. Qysh tani kanë dalur keqpërdorimet që janë bërë në emër të këtij projekti”

“Kosovës i duhet zhvillimi. Jo vetëm në Dukagjin por edhe në pjesë të tjera. Por dihet se çfarë kanë bërë zyrtarë të PDK’së në rrethrrotullime dhe shpronësime. Sa shumë përfitime kanë bërë. Kanë blerë toka që pritet të shpronësohen. Ne si LDK nuk jemi kundër këtij projekti asesi. Si projekt publik është në interes të qytetarëve të Kosovës”

Minsitri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kishte thënë se ky projekt nuk mund të ndalej. Gjithsesi, koalicioni AAK-PSD kishte thënë më herët se vetëm ata do e jetësonin këtë projekt./Express/