Zekirija Ramadani, trajner i ri i Prishtinës

16.09.2020 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zekirija Ramadani, trajner i ri i Prishtinës

FC Prishtina ka angazhuar trajnerin e 23-të pas luftës. Ish-kapitenin dhe kryetrajnerin Armend Dallku, do ta pasojë trajneri 42 vjeç, i lindur në Shkup më 21 janar, 1978, Zekirija Ramadani.

Ramadani para Prishtinës ka udhëhequr Shkupin (2014-2015 dhe 2018), Flamurtarin e Vlorës (2016), Trepçën ’89 (kampion, 2017), Feronikelin (2017 dhe kampion, 2018/19).

Ramadani, si futbollistë është paraqitur për Shkëndijën (1995-1999 dhe 2009/10), Shkupin (1999-2004), Bashkimin Kumanovë (2004/05), Vëllazërimin Kërçovë (2005), Belasitsa Bullgari (2006/07), Rabotniçki (2006), Besa Kavajë (2007/08), Qarabag Azerbajxhan (2008/09), Vardar (2010) dhe Flamurtari Vlorë (2010/11).

Ramadani kundër Prishtinës ka udhëhequr në katër ndeshje Feronikelin (1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, 2:2) dhe me Trepçën ’89 dy ndeshje (1 barazim dhe 1 humbje, 1:1).

“Është privilegj i madh për mua të udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është klubi ndër më të mëdhenjtë në rajon. Dhe, normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, duke besuar në stafin teknik dhe duke besuar edhe në drejtuesit”, u shpreh Ramadani.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zekirija Ramadani, trajner i ri i Prishtinës

Zekirija Ramadani, trajner i ri i Prishtinës

K.F Llapi pret që kampionati të nisë në fundjavë

K.F Llapi pret që kampionati të nisë në fundjavë

“Na bëj hallall që të lamë pas dore, e sot të thurim lavde të gjithë”

“Na bëj hallall që të lamë pas dore, e sot të thurim lavde të gjithë”

​Top 10 lojtarët më të paguar në botë sipas “Forbes”

​Top 10 lojtarët më të paguar në botë sipas “Forbes”

Burri i lë kartën e lekëve gruas: “Shpenzo sa të duash”, por PIN-i është një ekuacion i vërtetë

Burri i lë kartën e lekëve gruas: “Shpenzo sa të duash”, por PIN-i është një ekuacion i vërtetë

Kinezët ndërtojnë qytet rezistues ndaj koronavirusit – (Foto)

Kinezët ndërtojnë qytet rezistues ndaj koronavirusit – (Foto)

Rita Ora ngrit temperaturat në bikini të ngushta – (Foto/Video)

Rita Ora ngrit temperaturat në bikini të ngushta – (Foto/Video)

Dua Lipa, një mjeshtre e selfive në pasqyrë – (Foto)

Dua Lipa, një mjeshtre e selfive në pasqyrë – (Foto)

Manekinia e njohur izraelite dënohet me nëntë muaj shërbim të komunitetit

Manekinia e njohur izraelite dënohet me nëntë muaj shërbim të komunitetit

Mbappe largohet nga Parisi verën e ardhshme

Mbappe largohet nga Parisi verën e ardhshme

Çfarë është karcinoma skuamoze e lëkurës?

Çfarë është karcinoma skuamoze e lëkurës?

Ndihma e parë për sulmet e gurit në tëmth

Ndihma e parë për sulmet e gurit në tëmth

Sëmundja për të cilën nuk flitet sa duhet

Sëmundja për të cilën nuk flitet sa duhet

​NASA blen gurët e Hënës nga njerëzit në të gjithë botën, por ka një kusht të vetëm

​NASA blen gurët e Hënës nga njerëzit në të gjithë botën, por ka një kusht të vetëm

Mozzak: Loredana ende pjesë e jetës time

Mozzak: Loredana ende pjesë e jetës time

Vijnë konfirmimet, Interi edhe më afër Arturo Vidalit

Vijnë konfirmimet, Interi edhe më afër Arturo Vidalit