Zeka: Pse Thaçi do të zgjedhet President ?

E publikuar: 24/02/2016 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Milaim Zeka lidhur me faktin që këto ditë pritet që zgjedhet Presidenti i ri i Kosovës, ai ka thënë se deri më tani askush nuk ka treguar pse Hashim Thaçi duhet të zgjedhet President.

Sipas Zekës, ekzistojnë disa arsye që Thaçin e çojnë drejt këtij posti, e para mbështetja e faktorit ndërkombëtar si dhe mbështetja e e pjesës më të madhe të deputetëve, që sipas Zekës duan t’i ruajnë benificionet e tyre si të tillë.

Milaim Zeka ka përfunduar se ka gjasa që Thaçi të zgjedhet të premten si President.

Ja shkrimi i plotë:

Deri me sot te gjithe kane folur pse Thaçi nuk duhet zgjedhur si president, po askush nuk ka treguar se pse ai do te zgjedhet President?!

‘’Kjo puna e presidenteve te Kosoves, tani me veq dihet. Te gjithe kane shkuar me preferencat e nderkombetareve. Atifetja erdhi ne nje moment krize te rende institucionale. Madje edhe ambasadoret tane neper vende te ndryshme, se pari kane kaluar neper shoshen e te huajve. Po e leme kete teme, e flasim per Thaçin.

Faktori nr nje qe e sjelle Thacin ne postin e Presidentit, eshte faktori nderkombetar. Ata e shohin Thacin dhe partine e tije, PDK ne, sebashku me LDK ne e Mustafes, si te vetmen mundesi me qu dialogun me Serbine perpara, si dhe ratifikimin e cdo marreveshje qe lidhet me Gjykaten Speciale. Perendimi nuk e ka aspak problem, qe edhe ne postin e presidentit, ne fund, ta akuzojne dhe arrestojne edhe vete zotin Thaci. Mirepo per momentin, ai eshte garantues kryesor per te gjitha keto procese.

E dyta, Thaci e din qe pjesa absolute e deputeteve te Parlamentit, nese shkohet ne zgjedhje te jashtezakonshme, nuk do te futen me neper listat zgjedhore. Keta deputet, nese nuk arrijne qe t i bejne 2 vjet e nje muaj si deputet, nuk gezojne asnje benificion te deputetit. E ju e dini, qe te qenurit deputet, te jep shume privilegje ne kete shoqeri te lodhur.

Duke u nisur nga keto dy argumente, Thaci, diten e premte, ka gjasa te zgjidhet President. Ne kete shkrim nuk kisha per qellim te shprehe ndonje opinion timin nese eshte mire apo keq.’’