Zëdhënësi i MSH-së tregon për gjendjen e 58 pacientë me koronavirus në Infektivë

E publikuar: 18/06/2020 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Klinikën Infektive të QKUK-së po vijojnë të marrin trajtim të infektuarit me koronavirus. Aktualisht në Infektivë janë të shtrirë 58 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hotit, njëri është në gjendje kritike për jetën.

Hoti ka thënë se 33 pacientë janë në gjendje stabile, dy në gjendje të rëndë, ndërsa 24 raste po trajtohen me oksigjenoterapi. /Gazeta Sinjali