Zbuloni çfarë e lidh Landin e WSF me Valbona Selimllarin

E publikuar: 01/05/2018 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ne mbase nuk e dinim por Lani i West Side Family dhe ish Miss-i Valbona Selimllari njihen prej vitesh dhe kanë një miqësi të çmuar mes tyre. 

Në një prej postimeve në Instagram,  Landi ka thënë fjalët më të zgjedhura për miken e tij.

‘Këtë gocën e kam taku për herë të parë kur kam qenë nvit tdyt a ttret gjimnaz ke shkolla #PetroNiniLuarasi, aty ku njerëzit kanë zemër tmadhe dhe talentet e dala nga ajo shkollë në çdo fushë të jetës i kanë bërë dhe i bëjnë gjërat me shumë dashuri e pasion. Pra, po thoja, kjo goca e cila si me make up, si pa make up, si e qeshur, si serioze, si me fustan, si me jeans, si me diell, si me shi, si në Veri, si në Jug, si mes burrash, si mes grash, si ne TV, si në jetën e përditshme, mbetet thjesht #EBukur sepse në shpirt është e tille. E njëjtë. E pandryshuar. Zonja e Zotërinj Valbona Selimllari! ‘ ka shkruar Landi në një postim të dedikuar miqësisë së tij me një nga më të bukurat e Shqipërisë. /Gazeta Express/