Zbulohet karta e identitetit kur Putin ishte në policinë sekrete gjermane

E publikuar: 12/12/2018 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtuesit në Gjermani kanë gjetur një kartë identiteti Stasi që i përkiste presidentit rus Vladimir Putin nga periudha kur ai ishte oficer aktiv i KGB-së në qytetin e Dresdenit që ishte atëherë një qytet i Gjermanisë komuniste Lindore.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrave të Stasist, Konrad Felber, tha për gazetën Bild që dokumenti, të cilin Putin e mbajti në fund të viteve 1985 dhe në fund të 1989, ishte tërësish i panjohur deri tani.

Felber tha se karta do t’i ketë lejuar Putinit qasje më të lehtë në të gjitha zyrat e policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, por nuk do të thotë automatikisht që ai kishte punuar për Stasit.

Megjithatë, kjo do të lehtësonte përpjekjet e Putinit për të rekrutuar agjentë gjermanë për policinë sekrete sovjetike, KGB-në, pa pasur nevojë t’i tregonte kujtdo që punonte për ta, tha Felber.

Putini ishte stacionuar si agjent i KGB-së në Dresden nga viti 1985 deri në vitin 1989, kur Gjermania Lindore u rrëzua dhe një nga vajzat e tij lindi atje.

Karta e identifikimit është gjetur rastësisht nga mediat që kishin kërkuar dokumente tjera nga arkivi, sipas Felber.

Ai ishte dëshmitar okular i një prej momenteve më dramatike të revolucionit paqësor që çoi në shpërbërjen e vendit kur rreth 5,000 demonstrues u mblodhën para selisë së KGB më 5 dhjetor 1989, duke kërkuar që t’i dorëzonte dokumentet e saj.

Megjithëse nuk kishin plotësuar dëshirën e tyre, konfliktet e mundshme me ushtrinë sovjetike u shmangën. Putin vetë tha se ai kishte një pistoletë për të paralajmëruar turmën.