Zbulohet familje e re antibiotikësh në baltë

E publikuar: 18/02/2018 05:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komponentët natyral mund të përdoren për të luftuar infeksionet që janë të vështira për t’u trajtuar, ka bërë të ditur ekipi nga Universiteti Rockefeller.

Testimet kanë treguar që komponenti, i quajtur malacidins, ka asgjësuar disa sëmundje bakteriale që janë rezistente ndaj shumicës së antibiotikëve, duke përfshirë edhe superbakteren MRSA.

Ekspertët besojnë se kjo punë, e publikuar në revistën Nature Microbiology, ofron shpresë për gjeneratën e re të antibiotikëve.

Sëmundjet rezistente ndaj ilaçeve janë një nga kërcënimet më të mëdha shëndetësore globale.