Zbulohet e vërteta e ‘rikthimit’ të Elvanës në skenë

E publikuar: 18/12/2018 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat ka tash e disa ditë që po shkruajnë se Elvana Gjata po rikthehet në muzikë.

Shkas janë bërë disa data koncertesh që shfaqen kur kërkohen këngët e Gjatës në Youtube.

Janë disa data koncertesh që përmenden përtej oqeanit por këto nuk nënkuptojnë rikthimin e Elvanës në skenë.

Me një hulumtim të shkurtër, merret vesh se datat në fjalë s’janë të Elvanës por të një grupi që këndojnë këngë të Elvis Presley e që quhen ‘Elvana’.

Sa i përket këngëtares, gjërat vazhdojnë të mbesin goxha misterioze. Nuk dihet lokacioni i këngëtares teksa në këtë kohë (fund Dhjetori) do duhej të publikohej filmi me regji të saj ‘Dy gisht mjaltë’ në bashkëpunim me Ermal Mamaqin por pas incidentit, s’është përmendur gjë nga ky plan. /Prive.al