Zbardhja e atentatit ndaj presidentit Rugova, fundi i koalicionit PDK-LDK!

E publikuar: 08/04/2015 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A është vërtetë e vështirë të zbardhet atentati ndaj Presidentit Rugova?

“Të gjithë e dimë, se nuk është bërë as përpjekja më e vogël, për zbardhjen e atentatit ndaj Presidentit Rugova deri më tani”.

Ndonëse Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni kishte qenë së bashku me Rugovën, në ditën kur edhe ndodhi atentati ndaj presidentit Rugova, ai megjithatë gjatë një interviste televizive thotë se, për mungesë të fakteve, nuk mund të nisen hetime për atë atentat.

Atentati ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova ka ndodhur në mars të vitit 2004, në momentet kur ai po udhëtonte drejt Presidencës, ku do të takohej me sekretarin e NATO-s, Havier Solanën./botaspot/