Zanetti: Të mendojmë pozitivisht, ne jemi Interi

E publikuar: 30/08/2018 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvëndëspresidenti i klubit të Interit, Javier Zanetti, u shpreh optimist përkundër shortit të vështirë.

Ekipi Nerazzur do të ketë përballje me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV-në në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht vështirësisë, Zanetti sheh optimizëm para përballjeve të mëdha.

“Ne e dimë se ka ekipe të forta në këtë garë dhe ne përfunduam në grup të vështirë, por do të përgatitemi mirë për këto ndeshje”.

“Ne jemi të vetdishëm për vështirësinë që na pret, por ne jemi Interi dhe menndojmë pozitivisht. Barcelona është më shumë se Messi, kanë lojtarë të mëdhenj dhe dinë të mbajnë topin mirë”.

“Ne po punojmë me vetbesim, është vetëm fillimi dhe po e gjejmë formën tonë. Kemi mundësi që të fitojmë ndaj Bolognas dhe të jemi të gatshëm në pushimin e kombëtareve që të punojmë tutje”.

“Nuk kam pritur start të tillë, por ky është futbolli. Do të ketë gjithnjë vështirësi, por ne duhet të besojmë në atë që po bëjmë”, deklaroi Zanetti.

/Telegrafi/