Zajmina u qon “selam” serbëve: “Frikësohuni nga 11 çunat e Kombëtares” (Foto)

E publikuar: 07/10/2015 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme nëpër mediat serbe është shkruar se këngëtarja Zajmina Vasjari do të jetë një ‘kërcënim’ për serbët në ndeshjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas “Kurir”, ‘kërcënimi’ vjen për shkak të prezencës së këngëtares në stadiumin “Elbasan Arena’.

Pas lajmit ka reaguar edhe këngëtarja përmes një mbishkrimi në llogarinë e saj në Instagram në të cilin ka thënë që: “serbët nuk duhet të frikësohen nga prezenca ime por duhet të frikësohen nga 11 cunat e Kombëtares”.