Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

E publikuar: 16/08/2017 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe të japë më të mirën ndaj Milanit në San Siro.

“Fati deshi që shorti të na hedh ndaj Milanit një ekip që nuk do shumë fjalë. Kemi ardhur këtu që të prezantojmë vlerat tona dhe të japim më të mirën. Nuk kemi çfarë të humbasim, thjesht duam të bëjmë lojën tonë.

“Milani tani pretendohet dhe mund të jetë favorit për në3 Serie A dhe po ashtu në Europa League. Ne shpresojmë për një rezultat pozitiv dhe që të mos jenë në ditën më të mirë”, shtoi ai.

“Rezultati? Nuk e di çfarë mund të them, ndoshta të humbasim me rezultat të ngushtë që në ndeshjen e kthimit të jetë një atmosferë fantastike”. /Gazeta Express/